Politike 8 Dhjetor 2023, 17:32

Rama sulmon Prokurorinë e Tiranës: Është pjesë e drejtësisë së vjetër, mban peng “21 Janarin”

Shkruar nga Pamfleti

Rama sulmon Prokurorinë e Tiranës: Është pjesë e

Kryeministrit Edi Rama, duke folur në Kongresin e Partisë Socialiste sa i takon drejtësisë së re përmendi edhe çështjen e '21 janarit'.

Sipas tij ‘21 janari’ është peng i drejtësisë së vjetër, teksa akuzoi Prokurorinë e Tiranës se po mban të mbyllur qëllimisht çështjen.

Sipas tij ’21 janari’ është mbyllur në sëndukun e maskarenjve të Shqipërisë të cilët nuk duan drejtësi në vend, teksa shtoi se duhet të punohet për ta zgjidhur këtë pjesë. 

21 janari është peng i drejtësisë së vjetër. Dy kilometra janë. S’ka vajtur ende drejtësia e re te prokuroria e Tiranës. 21 janari është i mbyllur në ato sundukët e gjysheve, jo gjysheve mos tu biem në qafë. Në sundukët e maskarenjve të Shqipërisë që nga 1912 që penguan sabotuan dhe rrëzuan këdo  që tentoi t’i bënte gjërat pak më ndryshe. Imagjinoni prokurori të tjera gjykata të tjera se në çfarë gjendje janë por ne duhet të mendojmë seriozisht se çfarë duhet të bëjmë ne që drejtësia të rrisë profesionalizmin e saj. Drejtësia Europiane është në çdo rast garantë e shtetit ligjor e lirive dhe të drejtave të çdo individi të barazisë reale të të gjithë individëve para ligjit përfshirë dhe vetë prokurorët dhe gjykatësit që kurrsesi nuk duhet të bëhen një pushtet i pakontrolluar”, tha Rama.

rama 21-janari