TAGS-AT E JAVËS

Politike 4 Maj 2025, 21:53

"Vazhdon mallkimi i 1912-ës", Rama zbulon pse shqiptarët janë populli më i pakënaqur 

Shkruar nga Pamfleti
"Vazhdon mallkimi i 1912-ës", Rama zbulon pse shqiptarët
Edi Rama

Kryeministri Edi Rama ka dhënë një intervistë ku ka folur lidhur me politikën në Shqipëri. Ai tha se shqiptarët për politikë “të japin ujë në bisht të lugës”.

Rama shtoi se nuk ka analistë më të mirë se populli. Ai thekoi se njerëzit në terren janë shumë më analistë të mirë, se sa analistët që ftohen në studiot televizive.

Rama tha se asnjë popull nuk mund të jetë i kënaqur pasi nëse kjo arrihet nuk ka më ambicie për tu përmirësuar.

“Shqiptarët janë ndër njerëzit më të paduruar, ndaj çajnë malet dhe detet e kudo ku shkojnë lënë nam për mirë. Në të gjitha rrugët ku futen shqiptarët bëjnë sukses sepse janë të jashtëzakonshëm. Këtu është çështja e kulturës së 500 viteve dhe e kulturës transaksionale dhe e kulturës së re institucionale. Këtë problem kanë edhe grekët. Te pjesa që nuk janë të kënaqur, asnjë popull nuk mund të jetë kurrë i kënaqur sepse i bie të mos ketë më ambicie. unë jam vetë një shqiptar shumë i pakënaqur, sepse dua që gjerat të shkojnë shumë më mirë dhe e di që gjërat mund ti bëj më mirë.

Ama shqiptarët janë burim energjie të jashtëzakonshëm, kur mblidhem bashkë krijojnë disa probleme të traditës institucionale, të kulturës demokratike e kështu me radhë. Shqiptarët kanë pasur edhe një problem tjetër shumë të madh, sepse ka pasuir në një anë një kamp politik ku ujërat, njerëzit kanë lëvizur, ka pasur ndryshim, ndërsa nga ana tjetër ka pasur një kamp politik të marr peng që është kthyer në kënetë. Ajo kënetë është fatkeqësi kombëtare. Për mua është mallkimi që i ndjek shqiptarët që nga 1912”, tha Rama për "Euronews Albania".

 

 

edi rama zgjedhjet e 11 majit

Lini një Përgjigje