Politike10 Dhjetor 2023, 12:27

"Veliaj përfituesi real i inceneratorit", Këlliçi: SPAK u vonua me arrestimet, televizionet qeveritare nuk e raportojnë

Shkruar nga Pamfleti

"Veliaj përfituesi real i inceneratorit", Këlliçi:

Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Belind Këlliçi ka komentuar sërish hetimet dhe arrestimet e SPAK për inceneratorin e Tiranës.

Sipas Këlliçit, mungesa e medias në raportimin e kësaj ngjarjeje tregon hapur censurën mbytëse të financuar frikshëm me paratë e inceneratorëve.

Ai tha gjithashtu se bashkia Tiranë dhe Erion Veliaj janë përfituesit realë të inceneratorit, ndërsa SPAK i ka ndërmarrë masat e ndalimit 5 muaj me vonesë.

“Inceneratori i Tiranës: Bashkia nën hetim, SPAK në udhëkryq dhe mediat në heshtje.

Një shpjegim i shkurtër i deklaratës së djeshme për shtyp dhe fletëarresteve të SPAK në Bashkinë Tiranë.

1/ Mungesa e medias në raportimin e kësaj ngjarjeje tregon hapur censurën mbytëse, të financuar frikshëm me paratë e inceneratorëve.

Sa prej mediave flasin sot për inceneratorin e Tiranës?

2/ Bashkia Tiranë dhe Erion Veliaj janë përfituesit realë të inceneratorit, ndërsa SPAK i ka ndërmarrë masat e ndalimit 5 muaj me vonesë”, shkruan Këlliçi.

Kujtojmë se, ditën e djeshme ish-deputeti i Partisë Demokratike, Belind Këlliçi në një konferencë të përbashkët me kreun demokrat Sali Berisha, bëri publike dokumentet që sipas tij janë fshehur nga SPAK-u me qëllim për të mbrojtur dhe amnistuar Erion Veliajn, lidhur me aferën e djegësve.

Këlliçi deklaroi se firma e Erion Veliaj, tregon e zeza mbi të bardhë se ai është përgjegjës kryesor për vjedhje me inceneratorët, por SPAK refuzon ta shohë.

Gjthashtu Këlliçi solli edhe korrespodencën e Ministrisë së Infrastrukturës Belinda Balluku me Erion Veliajt, ku sipas tij shihet qartë që kryebashkiaku mbajti peng qëllimisht në mënyrë të kundërligjshme projektin, edhe pse në dijeni që kompania e djegësit nuk ekzistonte.

kellici pd spak arrestime