TAGS-AT E JAVËS

Politike 7 Shkurt 2026, 07:11

Vendimi i Kushtetueses për Ballukun, reagon Bardhi: Rama u rrëzua, të mblidhet urgjentisht Këshilli i Mandateve

Shkruar nga Pamfleti
Vendimi i Kushtetueses për Ballukun, reagon Bardhi: Rama u rrëzua,
Gazment Bardhi dhe Balluku

Kreu i Grupit Parlamentar i PD, Gazment Bardhi ka reaguar pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese që la në fuqi pezullimin nga detyra të zv.kryeministres Belinda Balluku.

Bardhi thotë se alibitë tashmë kanë rënë dhe sipas tij, kryeministri Rama u rrëzua në pretendimin e tij për të bllokuar drejtësinë.

Ai i ka bërë thirrje kryetarit të Kuvendit të njoftojë menjëherë mbledhje urgjente të hënën të Këshillit të Mandateve dhe të përfshijë të enjten në seancën plenare të kërkesës për dhënien e autorizimit për heqjen e imunitetit të Ballukut.

"Alibitë tashmë kanë rënë! Edi Rama u rrëzua në pretendimin e tij për të bllokuar drejtësinë. Njëlloj do të rrëzohet kushdo që pengon drejtësinë.

I bëj thirrje Kryetarit të Kuvendit të njoftojë menjëherë mbledhje urgjente të hënën të Këshillit të Mandateve dhe përfshirjen të enjten në seancë plenare të kërkesës për dhënien e autorizimit për heqjen e imunitetit për ish-Zëvendëskryeministren dhe ish-ministren Belinda Balluku.

Kuvendi nuk mund të mbajë peshën e përgjegjësisë për vonesën e paprecedent të shqyrtimit të kërkesës së Prokurorisë dhe për pengimin e drejtësisë", shkruan Bardhi.

Kush votoi “pro” dhe kush ishte “kundër” Ramës dhe Ballukut në Kushtetuese?

Në një seancë maratonë për më shumë se 10 orë, 8 gjyqtarët e Gjykatës Kushtetuese nuk arritën të marrin një vendimin për ankimimin e Edi Ramës për pezullimin e Belinda Ballukut nga detyra.

Votat janë ndarë 4 pro dhe 4 kundër duke bërë që të mbetet në fuqi vendimi i GJKKO për pezullimin nga detyra të Ballukut.

Gjyqtarët që votuan kundër kërkesës së Ramës për heqjen e masës së pezullimit nga detyra të zv/kryeministres Belinda Balluku mësohet se janë: Marsida Xhaferllari, Ilir Toska, Sandër Beci dhe Asim Vokshi.

Ndërsa ata që votuan pro kërkesës së qeverisë, ishin 4 gjyqtarët: Marjana Semini, Gent Ibrahimi, Sonila Bejtja dhe Fjona Papajorgji.

 

vendimi i kushtetueses për ballukun

Lini një Përgjigje