TAGS-AT E JAVËS

Politike15 Prill 2023, 12:30

Vijojnë debatet për fletën e votimit, Sefa përplaset me Celibashin: Nëse nuk e njeh, ky në foto është Ilir Meta!

Shkruar nga Pamfleti

Vijojnë debatet për fletën e votimit, Sefa përplaset me

Në komisionin Qendror të Zgjedhjeve po diskutohet në këto momente miratimi i fletës së votimit të 14 Majit. Përfaqësuesi i Partisë Demokratike, Indrit Sefa, ngriti shqetësimin se përse fshihet emrin i Ilir Metës si drejtues i koalicionit ‘Bashkë Fitojmë”. Ai tha se po shkelet ligji me këtë format flete, ku drejtuesi i koalicionit nuk përmendet në fletë. Për t’ia kujtuar Sefa nxori një fotografi të printuar.

“Ky në foto është Ilir Meta, kryetar i koalicionit”, tha ai.

Debati: 

Sefa: Është precedenti i parë dhe shumë i rrezikshëm!

Celibashi: Rregullo tonin kur flet me Komisionerin.

Sefa: Që në fillim kur ka nisur ky proces me Partinë Demokratike. Keni bërë veprime që kanë cenuar ligjin dhe rëndë procesin zgjedhor.

Celibashi: Po tregoheni shumë i paedukatë. Jep argumentet dhe më lër mua të flas. Nuk më imponohesh dot.

Sefa : Unë nuk i imponohem njeriut, nuk i bëj presione njeriut. Precedenti që ky komision ka në 32 vite, është rasti i parë që po tentohet të kalohet një fletë votimi pa emrin e drejtuesit të partisë.

Vijojnë debatet për fletën e votimit, Sefa përplaset me

debatet për fletën e votimit sefa celibashi

Lini një Përgjigje