
Votat e ardhura nga Greqia kanë futur në ngërç numërimin e zarfeve të ardhura nga Diaspora. PD ka urdhëruar komisionerët të mospranojnë votimin e fletëve nga shteti helen. Aty ka shkuar vetë Flamur Noka që ka udhëzuar komisionerët.
Ndërkohë ka patur edhe një përplasje mes Nokës dhe Ledian Ahmatit, kandidat i Nismës Shqipëria Bëhet, pasi ky i fundit e cilësoi urdhrin e Nokës për të mos numëruar kutitë e Greqisë si skemë për të shtyrë procesin.
Pjesë nga debati:
Noka-komisionerëve: Çdo votë e Greqisë ti kalojë për numërim KQZ-së. Gjithë votat e tjera të kalojnë.
Kandidati i Nismës Shqipëria Bëhet: Flamur a nuk është kjo shtyrje e procesit?
Noka: Kush je ti mo?
Kandidati i NShB: Ledian Ahmati jam, përfaqësues i Shqipëria Bëhet.
Noka: Ik mor ti, pyes unë sa ushtarë jeni ju.
Lini një Përgjigje