TAGS-AT E JAVËS

Politike 2 Shtator 2025, 12:14

Vota me postë, DHL ultimatum Celibashit: Paguani brenda shtatorit 8.6 milionë euro, ndryshe paguani me kamatvonesa

Shkruar nga Pamfleti

Vota me postë, DHL ultimatum Celibashit: Paguani brenda shtatorit 8.6

DHL, kompania ndërkombëtare që u kontraktua nga KQZ për votat me postë në zgjedhjet e 11 majit, duket se ka humbur durimin me Komisionerin Shtetëror të Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashit. Gjithçka ka të bëjë me shlyerjen e detyrimeve që KQZ ka ndaj DHL-së, ndërsa kompania pretendonm shumën prej 8.6 milionë euro.

Kompania shpërndau fletët e votimit si dhe realizoi transportimin e tyre nga vendet ku mblidheshin brenda dhe jashtë Europës, drejt Tiranës, ku edhe u numëruan.

Kompania e shërbimit postar, e cila pretendon se nuk ka marrë asnjë pagesë, përmes një kërkese drejtuar KQZ-së, kërkon që brenda shtatorit të shlyhet detyrimi prej 8.6 milionë euro. Në rast të kundërt ajo paralajmëron se KQZ duhet t’I paguajë edhe kamatvonesën kompanisë postare, në shumën prej 260 mijë euro.

Vota e diasporës shkaktoi mjaft polemika dhe hodhi dyshime mbi manipulimin masiv, veçanërisht pasi socialistët e Edi Ramës thelluan  rezultatin pas hapjes së kutive ku ndodheshin votat e shqiptarëve që jetojnë e punojnë jashtë vendit. Opozita ngriti dyshime dhe akuza të forta për manipulimin, mosdorëzimin e zarfeve, plotësimin e tyre nga patronazhistë etj. Ndërkohë KQZ ka nisur procesin e verifikimit lidhur me zbatimin e kontratës, pra nëse kompania postare ka përmbushur ose jo detyrimet e saj, nga shpërndarja e zarfeve me fletët e votimit te mbledhja e tyre dhe më pas tranferimi në Shqipëri, duke respektuar të gjitha hapat.

Lini një Përgjigje