Politike 4 Dhjetor 2023, 08:00

Vuçiç- Rama 2-0/ Meloni 4.6 miliardë euro marrëveshje me Serbinë, Shqipërinë e kthen në 'hambar' emigrantësh

Shkruar nga Pamfleti
Vuçiç- Rama 2-0/ Meloni 4.6 miliardë euro marrëveshje me
Giorgia Meloni, Aleksandar Vuçiç, Edi Rama

Teksa kryeministri ynë Edi Rama kërkon hapsira, Vuçiç ‘shënon’ gola. Madje rezultati është në 2 me 0 në tavolinë.

Presidenti serb Aleksandar Vuçiç pas vizitës së kryeministres italiane në Beograd ditën e djeshme (3 dhjetor) deklaroi me krenari për mediat se pret që prodhuesi i automjeteve Stellantis (STLAM.MI) të prodhojë një makinë elektrike të qytetit Fiat Panda në qytetin qendror Kragujevac.

Vuçiç tha se prodhimi i Pandas elektrike do të rriste tregtinë midis Italisë dhe Serbisë mbi 4.6 miliardë euro në vit, raporton Reuters.

Gjenerata aktuale e Fiat Panda është ndërtuar afër Napolit në Itali dhe modeli i ri pritet të hidhet në treg rreth mesit të vitit 2024.

Goli i parë ky për Ramën, ndërsa i dyti është se Vuçiç nuk shkoi në Romë si bëri Rama për marrëveshjen për emigrantët, por e diskutoi atë në Beograd.

Pra te ne Italia do të transferojë emigrantët e paligjshëm që futen në territorin e saj, pavarësisht se nuk kanë lidhje me vendin tonë.

Kryeministri shqiptar Edi Rama udhëtoi drejt Romës më 6 nëntor për të firmosur me homologen italiane marrëveshjen e cila do të kthejë Shqipërinë një një hambar pritës për të paktën 36 mijë refugjatë më vit.

Meloni ishte e vetmja që bëri publike disa detajet të këtij pakti, bisedimet për të cilin kanë nisur pak muaj më parë, teksa Rama e mbajti të fshehtë paktin.

Ndërsa Rama mburret me konferencat, samitet për rëndësinë e Shqipërisë në rajon dhe BE, fondet më parë dhe shumica kalojnë në Beograd.

Tek ne, rroftë propaganda!/ Pamfleti

meloni rama vuçiç