Politike 3 Dhjetor 2023, 20:23

“Berisha po ia lë stafetën Argitës”, Kadilli: Kuvendi Kombëtar shënoi fundin e Rithemelimit!

Shkruar nga Pamfleti

“Berisha po ia lë stafetën Argitës”, Kadilli: Kuvendi

Ish-deputeti i Partisë Demorkatike, Fatbardh Kadilli tha se Kuvendi i një dite më parë i Sali Berishës konfirmoi se është fundi i Rithemelimit dhe se nuk ka qenë gjë tjetër veç se një projekt për interesa personale.

Në një intervistë për “A2CNN”, Kadilli u shpreh se nuk do çuditej aspak me asnjë veprim që do të pasojë aksionin Berishës.

“Në situatën politike ku ndodhet grupi i Berishës, duket që për axhendën e tij kanë zgjedhur axhendën e radikalizmit, për të mbajtur vëmendjen rreth vetes, për të zaptuar hapësirë politike, por që s’ka dobi për shqiptarët, por për të mbajtur si faktor politik Berishës. Është bërë një grupim guerrilas, nuk do çuditesha të merrnin dhe malet. (...) Ajo që pashë dje, është fundi absolut i atij që quhet Rithemelimi, nëse dikush ka besuar që rithemelimi është politik, dje u vërtetua që është një projekt familjar. Ishte PD, u bë në partinë e Berishës dhe tani e trashëguar”, tha Kadilli.

Prania e Argita Malltezit në podium, për Kadillin është një tregues që Berisha po ia lë stafetën.

"E dukshme prania e saj, promovimi i saj, të gjitha janë të qëllimta. Berisha e përdor PD për qëllime personale, kjo sot është evidente, as Enver Hoxha nuk ka guxuar që të nxjerr fëmijët e tij në podium”, u shpreh ish-deputeti.

Në fund, Kadilli shtoi se ka ardhur momenti për një projekt të ri opozitar, jo që është në shërbim të një njeriu, siç është Sali Berisha, por në shërbim të qytetarëve.

kadilli berisha argita