TAGS-AT E JAVËS

Kosova 1 Qershor 2025, 20:31

Aksident i rëndë në Kosovë, ndërron jetë 24-vjeçarja

Shkruar nga Pamfleti

Aksident i rëndë në Kosovë, ndërron jetë

Një aksident i rëndë ka ndodhur në aksin rrugor Drenas–Skenderaj në Kosovë, ndërsa një 24-vjeçare ka humbur jetën tragjikisht.

Ngjarja ka ndodhur në fshatin Polluzhë të Komunës së Skenderajt. Shoferi i automjetit ka mbetur i plagosur, ndërsa 24-vjeçarja (pasagjere) ka ndërruar jetë.

“Sipas autoriteteve, njësitet policore nga Stacioni i Drenasit dhe ekipet e emergjencës kanë ndërhyrë menjëherë në vendin e ngjarjes, ndërsa të lënduarit janë transportuar me urgjencë në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK) në Prishtinë.

Fatkeqësisht, për shkak të plagëve të rënda të marra gjatë aksidentit, vajza nuk ka mundur t’i mbijetojë dhe ka ndërruar jetë në repartin e Emergjencës në QKUK. Drejtori i këtij reparti, Naser Syla, konfirmoi vdekjen e saj, duke thënë se, pavarësisht përpjekjeve të ekipit mjekësor dhe masave të ndërmarra për reanimim, ajo nuk arriti të shpëtojë.

“Përkundër të gjitha procedurave dhe përpjekjeve të stafit mjekësor për ta rikthyer në jetë, vajza e lindur në vitin 2001 nuk arriti t’i mbijetojë plagëve”, njoftoi policia.

Lini një Përgjigje