
James Rubin, ish ndihmësi i Sekretarit amerikan të Shtetit, i cili është thirrur nga mbrojtja e Hashim Thaçit në Hagë, iu përgjigj gjatë ditës së sotme, pyetjeve të gjykatësve të Gjykatës Speciale, në procesin ndaj ish-drejtuesve të lartë të UÇK-së.
Ai u mor në pyetje edhe nga prokurori, si dhe nga avokati i ish presidentit, Lluka Misetiç. Ndër të tjera Rubin foli edhe për raportin e Dick Marty që akuzonte ish-drejtuesit e UÇK për krime dhe trafik organesh.
Në seancë u transmetua edhe një regjistrim i Rubin, që i përket shumë viteve më parë, në një tryezë të rrumbullakët ku flitej për akuzat ndaj UÇK-së dhe përmendej raporti i Marty.
Ishte prokurori ai që kundërshtoi relevancën e referimit të akuzave të Marty-it, ku akuzohej UÇK-ja për trafikim organesh, por mbrojtja e Thaçit insistoi.
Misetiç tha se Gjykata Speciale është ngritur saktësisht për ato akuza.
Pasi e pyeti Rubin se "a e dini çka ndodhur në fund të fundit me akuzat e Marty-t", diplomati amerikan u përgjigj: “kurrë s’doli asgjë nga ato”.
Lini një Përgjigje