Kosova29 Nëntor 2023, 22:06

Arrestimi i kreut të PSD, Sadri Ramabaja tregon pse erdhi Trëndafilova në Kosovë

Shkruar nga Pamfleti

Arrestimi i kreut të PSD, Sadri Ramabaja tregon pse erdhi Trëndafilova

6 aktivistë të PSD në Kosovë përfshirë kreun e kësaj partie Darda Molliqaj u arrestuan sot nga policia pasi hodhën mjete piroteknike, ose shokbomba në drejtim të një hoteli në Prishtinë, ku qëndronte kryetarja e Dhomave të Specializuara të Kosovës, Ekaterina Trendafilova.

Analisti Sadri Ramabaja tha në një intervistë për Euronews Albania se qëndrimi i PSD është i njohur lidhur me Gjykatën Speciale dhe ata kanë protestuar në mënyrën se si e kanë menduar, nuk ka asgjë të jashtëzakonshme.

“Trëndafilova nuk është hera e parë që zgjedh këtë mënyrë komunikimi përmes shoqërisë civile për të krijuar një baraspeshë që gjykata speciale ka tentuar por ka dështuar ta krijojë, se mbajtja në paraburgim i cilitdo personi është në kundërshtim me të drejtat themelore të njeriut. Kodi penal i Kosovës parasheh një përmbyllje të procesit brenda 24 muajsh. Gjykata Speciale po shkel të drejtat e njeriut duke i mbajtur kaq gjatë në paraburgim ish-krerët e UÇK. Një krah i shoqërisë civile në Kosovë ka qenë bashkëpunues me faktorin e jashtëm që e ka krijuar gjykatën speciale”, tha Ramabaja.

 

psd sadri ramabaja