Kosova29 Nëntor 2023, 17:21

"Jo vetëm Serbia", eksperti i sigurisë tregon shtetin që po përdoret nga Rusia në Ballkan

Shkruar nga Pamfleti

"Jo vetëm Serbia", eksperti i sigurisë tregon shtetin

Eksperti i sigurisë nga Kosova, Bedri Elezi thotë se rreziku më i madh është nga Rusia e cila aleate ka Serbinë në qëllimin e saj për të destabilizuar situatën në Ballkan, me qëllim defokusimin e vëmendjes që të ketë avantazh në luftën me Ukrainën.

Në një intervistë për Report Tv, Elezi thotë se Rusia nuk po përdor vetëm Serbinë por dhe Bosnje Hercegovinën e jo vetëm.

"Ne jemi të vetëdijshëm që Rusia ka një aleancë të fortë dhe me presidentin e Republikës Srpska, RS, në Bosnjë-Hercegovinë, Milorad Dodik. Shërbimet sekrete ruse janë të mirëorganizuar dhe në Bullgari e Maqedoni", tha Elezi në intervistë.

Gjithashtu Elezi pranon se 300 persona po trajnohen në kufi me Kosovën.

"Mbi 300 persona besohet se janë duke u trajnuar në dy baza të ndryshme, rreth 20 km afër kufirit me Kosovën në territorin e Serbisë dhe udhëhiqen nga komandati që kreu sulmet e 24 shtatorit, Radoiçiç. Qeveria e Kosovës por dhe NATO i ka konfirmuar këto informacione për këto pretendime”, tha Elezi në intervistë.

Eksperti tha gjithashtu se agjentët e shërbimeve sekrete ruse janë të implikuara në UNMIK dhe OSBE. Sipas tij, këto organizata i përdorin si ombrellë për veprimet e tyre.

serbia eksperti i sigurise rusia ballkan