Kosova21 Prill 2024, 22:15

“As shqiptarët nuk morën pjesë në zgjedhjet në Veri”, Goxhaj: Kurti ra në kurthin e serbëve

Shkruar nga Pamfleti

“As shqiptarët nuk morën pjesë në zgjedhjet në

Ish-luftëtari i UÇK-së Dritan Goxhaj ka komentuar zgjedhjet e zhvilluara këtë të dielë në Veri të Kosovës.

I ftuar në emisionin “Review” në Euronews Albania, Goxhaj theksoi se serbët u kërcënuan që të mos bojkotojnë, por sipas tij nuk morën pjesë në zgjedhje as shqiptarët.

Goxhaj shtoi se me referendumin Albin Kurti dhe qeveria e Kosovës ranë në grackë pasi mospjesëmarrjen e shqiptarëve do e përdorin serbët në favor të tyre.

“Serbia prej disa kohësh flet për çështjen e sigurisë në Veri të Kosovës dhe i bën thirrje të bojkotojnë. I kërcënon dhe më pas serbët bojkotojnë dhe nuk marrin pjesë për shkak se thonë se nuk kanë siguri nga qeveria e Kosovës. Po shqiptarët kush i kërcënoi që të mos dalin? Nesër kjo do të përdoret nga Serbia duke thënë se shiko se dhe shqiptarët ndihen të kërcënuar nga prezenca e madhe e policisë së Kosovës dhe për këtë arsye ata refuzuan të marrin pjesë në këtë referendum. Këtë do e përdorin serbët. Kurti dhe qeveria e Kosovës ranë në kurth në këtë rast. Referendumi ishte gracka”, tha Goxhaj.

 

goxhaj serbe kurti shqiptar votime