
Babai i Naim Murselit, Shaban Murseli, i cili akuzohet se porositi vrasjen e bashkëshortes së tij, tha se djali i tij ka punuar që 14 vjeç dhe nuk ka luajtur kurrë kumar.
Shaban Murseli mohoi në ‘Me zemër të hapur’ komentet se i biri i tij ka pasur lidhje dashurie me një burrë dhe e quajti të tmerrshme këtë që po shkruhet kudo.
Pyetjes nëse i biri ka pastruar paratë e politikanëve, i ati Shaban Murseli e mohoi, ndërsa shtoi se Naimi ka punuar që 14 vjeç.
Si është e mundur që në moshën që ka Naimi të ketë kaq shumë para dhe biznese?
Ka punuar që në moshën 14 -vjeçare.
Djali juaj ka qenë shpesh në Shqipëri në takime me politikanë të nivele të larta. Mesa di ka biseduar për investim strategjik në Shqipëri? E vërtetë është kjo?
Po, në Shqipëri ka takuar presidentë, kryeministra. Ka takuar Edi Ramën.
A ke dijeni në lidhje me mundësinë e borxheve?
Ato kurrë, s’ka luajtur dhe s’di të luajë. Nuk është e vërtetë. Madje i ka urryer.
Kam dëgjuar se ka pasur lidhej dashurie me burrë, kjo që po shkruajnë është e tmerrshme.
Lini një Përgjigje