Kosova18 Mars 2023, 12:40

Bisedimet Kosovë-Serbi në Ohër, Kurti nis takimin me Borrell dhe Lajçak

Shkruar nga Pamfleti

Bisedimet Kosovë-Serbi në Ohër, Kurti nis takimin me Borrell dhe

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka nisur takimin me ndërmjetësuesit evropianë të dialogut Kosovë-Serbi.

Paraprakisht, shefi i politikës së jashtme të BE-së, Josep Borrell, dhe i dërguari i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Mirosllav Lajçak, takuan presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiç.

Në tryezë të diskutimeve gjendet aneksi i zbatimit të një propozimi të BE-së për normalizimin e marrëdhënieve Kosovë-Serbi.

Në fund të takimeve të ndara do të zhvillohet takimi i përbashkët trepalësh, ku do të diskutohet hapur lidhur me aneksin e propozimit evropian.

borrell lajçak kurti ohër