Kosova18 Mars 2023, 10:44

Bisedimet Kosovë-Serbi në Ohër, Kovaçevski takon Kurtin dhe Vuçiçin: Dialogu i rëndësishëm për paqen në rajon

Shkruar nga Pamfleti
Bisedimet Kosovë-Serbi në Ohër, Kovaçevski takon Kurtin

Në pritje të nisjes së takimit mes Kosovës dhe Serbisë, kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Dimitar Kovaçevski ka zhvilluar takime të ndara me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti dhe presidentin e Serbisë, Aleksandër Vuçiç.

Kovaçevski takimin e bëri publik në rrjetin e tij social "Facebook" ku dhe i uroi Kurtit biseda produktive dhe të suksesshme.

Kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, i uroj një ditë të suksesshme dhe biseda produktive e të suksesshme dhe njëkohësisht e përgëzoj për angazhimin e shprehur për ndërmarrjen e hapave konkret të rëndësishëm për të ardhmen evropiane të gjithë rajonit.

Marrëdhëniet e mira fqinjësore, marrëveshja në vend të konfliktit, dhe zhvillimi në vend të retrogresit janë postulate që duhet të na udhëheqin ne, politikanët e shekullit 21, që duan të udhëheqin vendet tona”, shkroi Kovaçevski në Facebook.

Kovaçevski i uroi të njëjtën gjë edhe Vuçiçit, ku theksoi se bisedimet e sotme janë të rëndësishme për stabilitetin rajonal.

Mirëseardhje e ngrohtë në Ohër për Presidentin e Serbisë, Aleksandar Vučić Në takimin bilateral që patëm sot në mëngjes, mbi të gjitha i urova bisedime të suksesshme, të rëndësishme për stabilitetin rajonal, mirëmbajtjen e paqes dhe rrugën që çon drejt një të ardhmeje prosperuese, jo vetëm për Serbinë dhe Kosovën, por për gjithë rajonin.
Mes trazirave gjeopolitike në kontinentin evropian, sigurimi i një të ardhmeje të qëndrueshme dhe anëtarësimi në BE është përgjegjësi dhe përfitim i yni për shtetet dhe qytetarët”, shkroi Kovaçevski në Facebook.

kovaçevski kurti vuçiç