
Ditën e sotme ka zhvillohet takimi i ndërmjetësuar nga Bashkimi Evropian, mes kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti dhe presidentit të Serbisë, Aleksandër Vuçiç, në kuadër të dialogut për normalizimin e marrëdhënieve mes dy vendeve. Lidhur me këtë ka reaguar shefi i NATO-s, Jens Stoltenberg, i cili thotë se raundi i radhës i bisedimeve në Ohër është shumë i rëndësishëm dhe pret që Kurti me Vuçiçin të angazhohen për të bërë përparim.
“Bisedimet e ndërmjetësuara nga BE në Ohër janë të rëndësishme dhe unë pres nga Aleksandër Vuçiç dhe Albin Kurti që të angazhohen në mënyrë konstruktive dhe për të bërë përparim. Ky është çelësi për stabilitetin e qëndrueshëm dhe të ardhmen evropiane dhe euroatlantike të rajonit. NATO vazhdon të punojë për një Kosovë stabile dhe paqësore”, shkroi Stoltenberg në Tëitter.
Para takimit, Vuçiç nuk është treguar optimist ndërsa dhjetëra protestues mbushën sheshin dhe i kërkonin që të mos pranonte marrëveshjen ose të jepte dorëheqjen. Në fjalimin e tij, Vucic paralajmëroi se Lufta e Tretë Botërore nuk është larg duke dhënë mesazhin se ‘do ruajnë Serbinë e plotë’ duke shtuar se nuk planifikon të nënshkruajë asgjë.
Ndërsa kryeministri i Kosovës është treguar optimist për takimin e sotëm duke e cilësuar si projektin më të madh të BE që nga Lufta e Dytë Botërore. Kryeministri Albin Kurti tha se nuk e mohon Asociacionin, por s’pranon që të imponohet si një prej marrëveshjeve më të rëndësishme.
The #EU-facilitated talks in Ohrid are important and I expect @predsednikrs & @albinkurti to engage constructively & make progress. This is key for lasting stability & the region’s European & Euro-Atlantic future. @NATO_KFOR continues to work for a stable & peaceful Kosovo.
— Jens Stoltenberg (@jensstoltenberg) March 18, 2023