Kosova18 Mars 2023, 22:34

Dialogu/ Borrell shtyn fluturimin, do të qëndrojë në Ohër deri nesër

Shkruar nga Pamfleti

Dialogu/ Borrell shtyn fluturimin, do të qëndrojë në
Përfaqësuesi i lartë i Bashkimit Evropian, Joseph Borrell ka anuluar fluturimin e parashikuar për sonte në orën 20:00, për të udhëtuar nesër në mëngjes në orën 06:00.

Lajmin e bëri të ditur kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti, i cili tha se kanë informacione për anulimin e fluturimit me arsyetimin se ka një takim të rëndësishëm.

Sipas Ahmetit, ky anulim i fluturimit u ka rritur shpresat për pajtim në bisedime mes kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti dhe presidentit të Serbisë, Aleksandër Vuçiç, raporton KosovaPress.

borrel kosova serbia