Kosova18 Mars 2023, 20:48

Ndërpritet takimi mes Kurtit dhe Vuçiçit, pritet tjetër raund bisedimesh

Shkruar nga Pamfleti

Ndërpritet takimi mes Kurtit dhe Vuçiçit, pritet tjetër

Është ndërprerë sërish takimi mes kryeministrit Albin Kurit dhe presidentit serb Aleksandër Vuçiç në Ohër. Mësohet se ata po marrin një pushim dhe do të vijojnë sërish negociata, duke hyrë kështu në raundin e tretë të bisedimeve.

Sot ka pasur afro 10 orë negociatash dhe ende nuk ka konsensus.

Kurti, që një ditë më parë mbërriti në Ohër, ndërsa në mëngjes nisi takimet me zyrtaret e BE. Rreth orës 10.0 ai u takua me shefin e diplomacisë në BE, Josep Borrel, teksa më pas vijuan takimet me Gabriel Escobar dhe Miroslav Lajçak. Rreth orës 15.00 nisi takimi mes Albin Kurtit dhe Aleksadër Vuçiç. Pak par orës 21 pati një ndërprerje dhe duket se takimi do të rinisë për të zgjatur deri në orët e vona të natës.

Pas rreth një orë pati një ndërprerje dhe u duk sikur u mbylla aty, por rinisën negociatat dhe prej 4 orësh nga ajo ndërprerje biseda vijon. Pra janë në total rreth 10 orë takime e negociata në Ohër me shpresën se do të gjendet gjuha e përbashkët për arritjen e paqes. SHBA e BE e kanë bërë të qartë se sot kërkojnë të firmoset plani franko-gjerman. Sikundër thuhet, kush refuzon do të përballet me pasoja dhe si Kurti ashtu dhe Vuçiç nuk janë në pozita të lehta.

dialogu bisedime oher