
Rinisin negociatat në Ohër. Rreth orës 21.00 u ndërprenë bisedimet ku palët pushuan dhe mësohet se Kurti dhe Vuçiç janë ulur sërish në tryezë me ndërmjetësimin e zyrtarëve të BE. Po ashtu mësohet se i pranishëm është dhe përfaqësuesi i SHBA, Gabriel Escobar.
Deri më tani janë rreth 10 orë takime e negociata në Ohër me shpresën se do të gjendet gjuha e përbashkët për arritjen e paqes. SHBA e BE e kanë bërë të qartë se sot kërkojnë të firmoset plani franko-gjerman. Sikundër thuhet, kush refuzon do të përballet me pasoja dhe si Kurti ashtu dhe Vuçiç nuk janë në pozita të lehta.
Plani franko-gjerman shihet si hapi i parë drejt normalizimit të marrëdhënieve. Kurti ka deklaruar se sot ka shkuar në Ohër të firmosë marrëveshjen, ndërkohë vetë Vuçiç një natë më parë deklaroi disa herë se nuk ka për të firmosur. Për të vija e kuqe është asociacioni. Vetë Kurti nuk e pranon asociacionin dhe kjo ndan palët. Mbetet të shihet nëse sot do të ketë apo jo rezultat pozitiv.