Kosova31 Mars 2023, 14:34

Djegia e makinave në veri të Kosovës, ambasadori i BE-së: E papranueshme, të dënohen autorët

Shkruar nga Pamfleti

Djegia e makinave në veri të Kosovës, ambasadori i BE-së: E

Shefi i Zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovë, Tomas Szunyog ka dënuar djegien e disa automjeteve në pronësi të shtetasve serbë në veri, me targa RKS.

Szunyog u shpreh se shkatërrimi i pronës private me qëllim të frikësimit, është i papranueshëm dhe duhet dënuar nga të gjithë.

“Dënojmë ashpër djegien e automjeteve të ri-regjistruara së fundmi në targa të Kosovës në veri të Kosovës. Shkatërrimi i pronës private, që ka ndodhur në dy ditët e fundit, me qëllim të frikësimit të popullatës lokale është i mjerueshëm dhe i papranueshëm dhe duhet dënuar nga të gjithë aktorët përkatës”, shkroi Szunyog  në Tëitter.

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se në orët e para të së premtes janë djegur tri makina me targa RKS – Republika e Kosovës – të cilat u përkasin banorëve të nacionalitetit serb në veri. Sipas Policisë, një veturë është djegur në Zveçan dhe dy të tjera në Mitrovicë të Veriut. Dy vetura tjera me targa RKS, në pronësi të serbëve lokalë janë djegur edhe më 30 Mars.

kosova be serbi