
Ajo tregoi momentin kur Naimi e përshëndeti për herë të fundit bashkëshorten e tij, e cila u vra me porosi të tij.
Teuta Haxhiu, mësuesja e Liridona Ademajt ka kërkuar që të kthehet dënimi me vdekje ndërsa nënvizoi se ajo ka qenë nxënëse shembullore.
Ajo tregoi momentin kur Naimi e përshëndeti për herë të fundit bashkëshorten e tij, e cila u vra me porosi të tij.
“Ka qenë vajzë shumë e hareshme dhe shumë e zgjuar. Ka reflektuar gjithmonë pozitivitet. Asnjëherë nuk do të largohet prej mendjes time. Kishte një mavijosje në syrin e majtë. Nuk e harroj momentin kur Naimi me ftohtësi, vendosi tre gishta në ballin e saj dhe nuk e përqafoi. Nuk nxori një lot. U thashë kolegëve si është e mundur që bashkëshorti nuk e përqafon në këtë ditë kur ai nuk do e shoh më”-tha ajo.
Mes të tjerash ajo nënvizoi se Liridona është martuar shumë e re.
“U tmerrova për ngjarjen e Liridonës. Vdekja e Liridonës në prezencën e fëmijëve ka qenë një vdekje e dyfishtë. Kam menduar se kush ka pas shpirt dhe po të jetë një kriminel, nuk duhet të ndodhte në prezencën e fëmijëve. Nuk kam mëndu kurrë që Naimi mund të ketë qenë vrasësi i gruas së tij. Duhet të dënohet me vdekje, sepse ashtu e meriton. Ajo u martua shumë herët. Martesat e hershme nuk janë martesa të mira.
Nuk do e largoj kurrë prej mendjes time. Zëri i motrave që e thirrnin Liridonë, çohu se ka ardhur mësuesja Teutë”-theksoi Teuta Haxhiu, mësuesja e Liridonës.
Lini një Përgjigje