Kosova30 Nëntor 2023, 09:22

Fitoi mijëra euro nga mashtrimi me pasaporta false, kush është këngëtari nga Kosova

Shkruar nga Pamfleti

Fitoi mijëra euro nga mashtrimi me pasaporta false, kush është

Këngëtari nga Gjilani, Eroll Murati, është kthyer në kryefjalën e mediave kosovare. Ai akuzohet se ka mashtruar me dhjetëra emigrantë duke iu premtuar pasaporta false në këmbin të mijëra eurove.

Murati është parë nga gazetarët të cilët kanë tentuar të komunikojnë me të, mirëpo ky i fundit është larguar duke mos i dhënë asnjë shpjegim. Ai ka qenë duke performuar në një nga lokalet dhe pasi ka përfunduar punën e tij ai është larguar duke mos i dhënë asnjë përgjigje dy gazetarëve, madje duke u larguar me shpejtësi me automjetin e tij ka tentuar të godasë ekipin e xhirimit.

Ai akuzohet se mashtronte emigrantët duke i premtuar pasaporta sllovene. Në disa rrëfime të tij, këngëtari gjilanas pretendonte se ka pajisur me pasaporta, kryesisht të shtetit slloven, persona të ndryshëm, kryesisht kosovarë që punonin atje në të zezën.

Klientët e tij, që kryesisht ishin nevojtarë, komunikonin më të përmes rrjeteve sociale, si Whats App. Ai u merrte mijëra euro dhe zhdukej pa u dhënë pasaportën e premtuar.

eroll murati mashtrim pasaporta