Kosova30 Nëntor 2023, 08:43

Dhëndri vrau vjehrrin në Prishtinë, zbardhen detaje të reja nga ngjarja tragjike

Shkruar nga Pamfleti

Dhëndri vrau vjehrrin në Prishtinë, zbardhen detaje të reja

I dyshuari për vrasjen e vjehrrit mbrëmë në Prishtinë ndodhet ende në arrati.

Sipas policisë, dyshimet e para janë vrasja ka ardhur pas një mosmarrëveshje mes të dyshuarit dhe viktimës.

Kështu si pasojë e plagëve të marra nga thika, një person ka vdekur.

“Rr. Ali Vitia, Prishtinë  29.11.2023 – 21:30.   Dyshohet se pas një mosmarrëveshje, i dyshuari mashkull kosovar ka sulmuar-therur me thikë  babanë  e bashkëshortes së tij (vjehrrin), viktimën mashkull kosovar i cili duke mos u përballuar plagëve të marra ka ndërruar jetë në  QKUK, vdekjen e të cilit  e ka konfirmuar mjeku. I dyshuari gjendet në arrati, ndërsa me urdhër të prokurorit trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion”, thuhet në njoftimin e policisë.