Kosova30 Nëntor 2023, 09:25

U prit me protesta, Kryetarja e Gjykatës Speciale në Kosovë: Prokuroria s’ka ngritur asnjëherë aktakuzë për Shtëpinë e Verdhë

Shkruar nga Pamfleti
U prit me protesta, Kryetarja e Gjykatës Speciale në Kosovë:

 

 

Kryetarja e Gjykatës Speciale në Kosovë, Ekaterina Trendafilova, ka folur rreth aktakuzave së Prokurorisë ndaj shtëpisë së verdhë, duke i hedhur poshtë këto pretendime, pavarësisht protestës që ndodhi ditën e djeshme.

E pyetur nëse kjo gjykatë u themelua për shkak të raportit të ish-senatorit Dick Martty, edhe pse në aktakuzën ndaj Thaçit dhe të tjerëve, asnjë nga supozimet që u ngritën për heqjen e organeve dhe trafikimin nuk janë përfshirë, e cila tha se Gjykata e Panelit të Apelit e ka bërë shumë të qartë se nëse qëllimet e anëtarëve të Parlamentit kanë qenë kufizimi i mandatit të Gjykatës, vetëm në gjetjet e Raportit të Martyt.

Katerina tha se Dick Marty e ka bërë vetë shumë të qartë se ky nuk ishte një hetim i vërtetët profesional, sepse sipas saj, Marty vetë nuk është jurist dhe për këtë ia ka dorëzuar atë Task Forcës Speciale Hetuese që të bëjë një hetim të vërtetë.

“Por po e përsëris se çfarë Gjykata e Apelit tha është se nëse ai ishte qëllimi i draftuesve dhe më pas i deputetëve, kjo nënkupton që krimet janë të bashkëngjitura në nenin 1”, tha Ekaterina për Tv Koha.

Sipas saj, deputetët e Kosovës kanë votuar për nenin numër një që është: krimet e lidhura me Raportin e Këshillit të Evropës, duke shtuar se afatet kohore lidhen me Raportin e Dick Martyt.

“Po ashtu duhet thënë se kjo gjykatë është fuqizuar me vendimet e Dhomës së Posaçme të Gjykatës Kushtetuese. Duke bërë saktësisht poentën e njëjtë, sepse ne juristët shpeshherë mund të bëhemi shumë të mërzitshëm, por nëse e lexojmë ligjin dhe duhet të bëjmë një interpretim që sot do t’ju kënaqë juve, por nesër do ta kënaqë dikë tjetër. Jo, pavarësisht nganjëherë situatave të vështira, ne duhet të jemi të vërtetë, ne duhet të mbajmë betimin që kemi dhënë para se të marrim pozitën që kemi”, tha Ekaterina.

Ajo ka deklaruar se sa i përket heqjes së organeve, Shtëpisë së Verdhë në Shqipëri, gjithçka do të qartësohet, duke shtuar se njerëzit duhet të jenë të brengosur rreth atyre krimeve, të cilat do të pastrohen me verdiktin final, “nëse thuhet se nuk ka pasur krime të këtij lloji, por le të shohim rezultatin final”.

“Kjo gjë është vështirë për t’u thënë, sepse mund të ketë hetime që janë duke vazhduar nga autoritetet e Kosovës, nga autoritetet e Shqipërisë, sepse Shtëpia e Verdhë është në territorin e Shqipërisë, dhe nuk dua të bëj ndonjë paracaktim këtu. Unë në rini kam qenë prokurore dhe e di se nuk duhet të përfshihemi në aktivitetet e kolegëve të tjerë të cilët ose që janë duke u hetuar nga të dyja palët dhe zakonisht se ky hetim është konfidencial kur bëhet nga secili nga ne, apo nëse do të bëhet në të ardhmen. Nuk e di. Por, të paktën në akuzë deri më tani nuk ka akuza për Shtëpinë e Verdhë”, tha Ekaterina.

ekaterina trendafilova shtëpia e verdhë