Kosova30 Nëntor 2023, 07:32

Vrasja tragjike në Prishtinë, Pacolli: Lajm i tmerrshëm!

Shkruar nga Pamfleti

Vrasja tragjike në Prishtinë, Pacolli: Lajm i tmerrshëm!

Kryetari i Aleanca Kosova e Re, Behgjet Pacolli, ka reaguar pas gbrabitjes në Prishtinë, ku mbeti e vrarë një grua.

Në një reagim në Facebook, ai shkruan se dhimbjen e tij e ndan me familjen e të ndjerës Liridona Murseli.

“Lajm i tmerrshëm për tragjedinë në familjen e Naim Murselit. Dhimbjen time e ndaj me familjen e të ndjerës Liridona”, ka shkruar Pacolli.

Kujtojmë se, grabitja e armatosur ndodhi ndaj Naim Murseli, ish këshilltar i ish-presidentit të Kosovës, Behgjet Pacolli.

Ai ishte duke udhëtuar me makinë me gruan dhe fëmijët e mitur dhe papritur janë përballur me persona të armatosur, që kanë dashur t’i grabisin. Bazuar në deklaratën që Murseli ka dhënë para hetuesve policorë, fillimisht iu kanë kërkuar gjërat me vlerë, duke marrë paratë dhe telefonat.

Kjo situatë e tmerrshme dyshohet se e detyroi Murselin që t’i largojë fëmijët nga vetura, por aty mbeti bashkëshortja e tij, e cila fatkeqësisht u vra me armë zjarri.

prishtine vrasje pacolli