
Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Joern Rohde, ka thënë se qëndrimi i shtetit gjerman për sa i përket sovranitetit të shtetit Kosovës nuk ka ndryshuar.
Ai ka thënë se Gjermania nuk mendon që KFOR-i të marrë nën kontroll veriun e Kosovës, duke dalë kundër propozimit të kryeminsitrit Rama.
“Mendoj se të gjitha deklaratat tona e kanë bërë të qartë këtë javë se Kosova është një vend sovran. Policia e Kosovës është institucion për zbatimin e ligjit në Kosovë e mbështetur nga KFOR-i dhe EULEX-i”, ka thënë ambasadori Rohde.
Rohde ka shtuar se nëse kërkohet nga Policia e Kosovës që të veprojë KFOR-i apo EULEX-i, ata do të veprojnë sipas rregullave.
Të enjten kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama tha se për sigurinë e veriut të Kosovës të vendoset misioni paqeruajtës i NATO-s në Kosovë.