Kosova29 Shtator 2023, 20:44

"Serbia mund të sulmojë sërish", Kurti: Agresorët janë të armatosur dhe po përgatiten për luftë

Shkruar nga Pamfleti

"Serbia mund të sulmojë sërish", Kurti: Agresorët

Kryeministri i Kosovës Albin Kurti, ka folur lidhur me agresionin serb në veri të vendit, ku mbeti i vrarë oficeri i policisë Afrim Bunjaku dhe u plagosën 3 të tjerë.

Ai tha se mund të ketë gjasa që Serbia të sulmojë sërish, pasi ka informacione se Forcat e Armatosura të Serbisë u kanë ofruar armë dhe municione. Kurti shton se këto grupe të armatosura po kryejnë stërvitje afër kufijve të Kosovës dhe po përgatiten për luftë.

“Nuk përjashtohet ri-agresioni”, ka thënë ai për ‘Al Jazeera’, duke shtuar se Serbia donte që lufta të fillonte të dielën.

Kurti akuzoi Beogradin dhe grupet e armatosura se duan të përsërisin skenarin e fillimit të luftës në Sarajevë.

Kryeministri i Kosovës akuzoi Vuçiçin se deshi një luftë tjetër dhe një gjenocid, sepse dëshiron Republikën Srpska në Kosovë.

kurti serbia lufte