Ne i bëjmë thirrje Serbisë të tërheqë forcat nga kufiri dhe të vazhdojë të ulë tensionet...
Shtëpia e Bardhë i ka dhënë ultimatum të prerë Vuçiçit që të tërheqë menjëherë forcat ushtarake nga kufiri me Kosovën. Pas ngjarjeve në Veri, presidenti serb ka dërguar ushtrinë në kufi, por këtë mbrëmje ka ardhur një mesazh përvëlues nga përtej Atlantikut.
Koordinatori për komunikime strategjike në Këshillin e Sigurisë Kombëtare të SHBA-së, John Kirby, shprehu shqetësimin e Uashingtonit, për atë që siç e quajti ai ai, “dislokimin e madh” të trupave të Serbisë përgjatë kufirit me Kosovën.
“Ne do të monitorojmë dislokimin e madh serb përgjatë kufirit me Kosovën. Ne i bëjmë thirrje Serbisë të tërheqë forcat nga kufiri dhe të vazhdojë të ulë tensionet”, tha Kirby gjatë një bisede me gazetarë më 29 shtator.
Kirby u pyet nëse ky grumbullim i trupave ushtarake pranë kufirit është sinjal se Serbia po përgatitet për ndonjë pushtim ushtarak.
“Po e shikojmë, po e vëzhgojmë. Por, qëllimin nuk mund ta them tani”, tha ai. Megjithatë, Kirby tha se “madhësia” e trupave të grumbulluara është destabilzuese.
Përfaqësuesi i Pentagonit tha se gjatë bisedës që sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken, zhvilloi më herët gjatë ditës me presidentin serb, Aleksandar Vuçiç, ka kërkuar që Serbia të ulë tensionet.
Ai shtoi se incidentet e dhunshme, sikurse ai i majit ndaj pjesëtarëve të KFOR-it, por edhe ai në Banjskë, paraqesin rrezik jo vetëm për personelin e sigurisë së Kosovës, por edhe të NATO-s.
“Ky cikël shqetësues i dhunës është përkeqësuar”, tha ai.
Më herët ishte Sekretari Blionken që telefonoi Vuçiçin dhe ja bëri të qratë se mund të ketë sanksione ndaj Serbisë.