Kosova 3 Tetor 2023, 19:54

Sulmi në veri të Kosovës, Osmani për CNN: Do publikojmë dëshmi të reja që faktojnë se Vuçiç qëndron pas aktit terrorist

Shkruar nga Pamfleti

Sulmi në veri të Kosovës, Osmani për CNN: Do publikojmë

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani gjatë intervistës për CNN, ka thënë se nuk ka konfirmim se ushtria serbe është larguar nga kufiri me Kosovën. Sa i takon sulmit terrorist ajo tha se “akti i agresionit ishte planifikuar shumë mirë, sikurse ai i vitit 2014 në Crime.

“Fillimisht ata ndërtuan baza ushtarake në linjën prej 400 kilometrash dhe dëshironin që të ketë në fillim tensione në veri dhe me pas sulmi. Kjo do të ndihmonte Vladimir Putinin të krijojë një front të ri të luftës. Kjo ishte ajo sikurse ajo koha e Slobodan Milosheviçit gjate viteve 90-ta”, tha ajo, transmeton Telegrafi.

Osmani tha se çdo provë që zbulohet për sulmin, tregon lidhjen e terroristëve me liderët e shtetit serb.

Ka pasur video të qarta se si grupi i Radioçiçit ushtrohet ne shtetin serb. Gjithashtu edhe armët qe i kemi kapur, ato nuk janë të njerëzve të rëndomte. Lidhjen e Radoiçiç me Vuçiçin e shohim edhe ne takime të ndryshme kur ishin bashkë. Në në ditët në vijim do të publikojmë dëshmi të reja që Vuçiç është pas kësaj dhe ka dhënë urdhra. Në fillim kishte një kampanjë të fuqishme të agresionit para se sulmi të ndodh”, përfundoi Osmani.

Presidentja Vjosa Osmani, ka thënë se akti i agresionit serb ishte i planifikuar, plan i ngjashëm me atë të Krimesë, për aneksimin e veriut. Ajo theksoi se është shumë me rëndësi që të sanksionohet e dënohet Serbia për veprimet e saj nga faktori ndërkombëtar.

Armët që janë gjetur përdoren nga ushtria dhe shteti serb, e jo nga qytetarët serbë. Vuçiçi do të vazhdojë ta përdorë narrativën e Millosheviçit”, u shpreh presidentja e vendit.

Presidentja gjatë kësaj interviste ka kërkuar që Serbia ta dorëzojë Milan Radoiçiç.

Kërkesë e Kosovës është që Radojiçiçi të dorëzohet te autoritetet e Kosovës”, ka thënë ajo.

Osmani u pyet edhe për marrëveshjen Ohrit. Ajo tha se vetëm një palë (Kosova) është konstruktive në implementimin e marrëveshjeve të arritura.

osmani cnn