TAGS-AT E JAVËS

Kosova 4 Dhjetor 2023, 08:14

Inskenoi vrasjen e Liridonës, gazetari tregon me sa vite burg mund të dënohet Naim Murseli

Shkruar nga Pamfleti

Inskenoi vrasjen e Liridonës, gazetari tregon me sa vite burg mund të

Gazetari Vullnet Krasniqi tha se Naim Murseli mund të dënohet vetëm 15 vjet për inskenimin e vrasjes së gruas së tij, Liridona Ademajt.

Gazetari sqaroi se Murseli akuzohet për shtyrje në krim, jo për bashkëpunim dhe në këto kushte dënimi i tij pritet të jetë më i lehtë krahasuar me përmasën e krimit, nëse i vërtetohet fajësia.

“Është një dallim shumë i madh. Duhet parë nëse Murseli do të akuzohet për bashkëkryerje apo vetëm për shtyrje drejt krimit, sepse nëse lexon dosjen e prokurorisë që është publikuar ka disa detaje. Për shembull, thotë se Naim Murseli është takuar para një jave me nipin e tij, që është pjesëtar i FSK-së dhe i ka shpjeguar se i ka disa probleme me gruan. Sipas dosjes së prokurorisë, nipi i ka thënë se ja kryen këtë punë. Askund, në asnjë moment nuk thuhet as që e ka porositur, as që do e kryente vrasjen, pra nuk përdoren këto terma në aktakuzë dhe ky është rreziku kryesor që Murseli mund të përfundojë vetëm me 15 vjet burgim", u shpreh Krasniqi në Euronews Albania.

 

naim murseli vrasje gazetari liridona burg

Lini një Përgjigje