TAGS-AT E JAVËS

Kosova26 Maj 2023, 21:47

Kurti takon kreun e KFOR dhe reagon pas kritikave të SHBA: Sundimi i ligjit dhe lëvizja e lirë, prioritet dhe interes i të gjithëve

Shkruar nga Pamfleti

Kurti takon kreun e KFOR dhe reagon pas kritikave të SHBA: Sundimi i ligjit

Pas tensioneve në Veri, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, bashkë me zëvendëskryeministrin, Besnik Bislimi, pritën në takim komandantin e KFOR-it, Gjeneral Major Angelo Michele Ristuccia.

Pas takimit pati një reagim zyrtar nga qeveria, reagim që vjen dhe pas kritikave të shumta nga amerikanët.

Liria e lëvizjes, sundimi i ligjit, siguria dhe mbrojtja, për të gjithë qytetarët, pa dallim bindjeve politike a prejardhjes, përkatësisë etni​ke apo fetare, në Republikën e Kosovës është prioritet dhe interes i të gjithëve”, theksohet në njoftim.

Më tej deklarohet se Institucionet e sigurisë duhet të bashkëpunojnë që të garantojnë një ambient të sigurt e të qetë për të gjithë.

Kurti theksoi se kryetarët e komunave, të zgjedhur nga zgjedhjet e lira dhe demokratike, duhet t’i ushtrojnë detyrat dhe përgjegjësitë e tyre, për të ofruar shërbime publike cilësore për të gjithë qytetarët, pa pengesa.

Kryeministri Kurti e njoftoi komandantin Ristuccia se Policia e Kosovës është angazhuar që sipas detyrës zyrtare t’ua mundësojë këtyre kryetarëve hyrjen në vendin e tyre të punës prej nga ata duhet dhe do t’ju shërbejnë të gjithë qytetarëve pa dallim e pa diskriminim. Kryeministri theksoi se objektet e komunës janë pronë e Republikës”, përfundon deklarata.

kurti kfor

Lini një Përgjigje