
Shtetet e bashkuara të Amerikës kanë reaguar shumë ashpër sot për tensionet në Veri të Kosovës.
Pas Sekretarit Blinken, ambasadorit të SHBA në Kosovë dhe senatorit Chris Murphy erdhi një reagim dhe nga vetë Departamenti i Shtetit. DASH e bën të qartë se veprimet e sotme dëmtojnë raportet mes dy vendeve.
“Shtetet e Bashkuara të Amerikës dënojnë ashpër veprimet e Qeverisë së Kosovës për të hyrë me forcë në ndërtesat komunale në veri të Kosovës, veprime që ajo ndërmori kundër këshillave të Shteteve të Bashkuara dhe partnerëve evropianë të Kosovës. Këto veprime kanë përshkallëzuar në mënyrë të ashpër dhe të panevojshme tensionet, duke minuar përpjekjet tona për të ndihmuar në normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë dhe do të kenë pasoja për marrëdhëniet tona dypalëshe me Kosovën. I bëjmë thirrje kryeministrit Albin Kurti që të ndryshojë kursin dhe të gjitha palët të përmbahen nga çdo veprim i mëtejshëm që do të ndezë tensionet dhe do të nxisë konfliktin”, thuhet në reagim.
Lini një Përgjigje