TAGS-AT E JAVËS

Kosova12 Tetor 2023, 09:23

Kurti paralajmëron skenarë tjerë destabilizues në veri: Serbët të përmbahen ditët në vijim!

Shkruar nga Pamfleti
Kurti paralajmëron skenarë tjerë destabilizues në veri:
Albin Kurti

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti para mbledhjes së rregullt të Qeverisë së Kosovës, ka folur për situatën e krijuar në veri të Kosovës pas sulmit në Banjskë.

Kryeministri i Kosovës ka paralajmëruar se së fundmi institucionet e sigurisë kanë hetuar rrezikun në rritje të inskenimit të sulmeve të dhunshme të grupeve të strukturave të Serbisë në Kosovë me qëllim fajësimin e Policisë dhe paraqitjen e saj si forcë shtypëse mbi serbët e Kosovës.

Në mbledhjen e Qeverisë të enjten, Kurti ka thënë se Serbia asnjëherë më parë nuk i ka ngjarë më shumë regjimit të Millosheviqit në metoda e veprime.

“Dokumentimi para syve të botës i përfshirjes së të paktën katër shtresave të shtetit serb, duke filluar nga Presidenca, shërbimet e inteligjencës, Ministria e Mbrojtjes dhe ushtria, në frymëzimin, përgatitjen dhe furnizimin në pjesëmarrjen në sulmin terrorist në fshatin Banjskë janë motiv shtesë për skenarë të tjerë destabilizues.”, u shpreh Kurti.

Kurti gjithashtu u ka bërë thirrje serbëve për vetëpërmbajtje.

“Ju bëj thirrje veçanërisht juve qytetarë serbë që të jeni të vëmendshëm e të përmbajtur ndaj nxitjeve. Në Kosovë jemi të gjithë te barabartë. Nuk ka komunitete të padëshiruara”, deklaroi ai.

Në mbledhjen e qeverisë, Kurti ka thënë se Serbia asnjëherë më parë nuk i ka ngjarë më shumë regjimit të Millosheviçit në metoda e veprime.

“Institucionet e sigurisë së fundmi kanë hetuar rrezikun në rritje të inskenimit të sulmeve të dhunshme nga grupet e strukturave të Serbisë në Kosovë. Qëllimi i tyre kryesor është fajësimi i Policisë së Kosovës dhe paraqitja e saj si forcë shtypëse mbi serbët e Kosovës. Për ta arritur këtë nuk kanë vënë çmim në tavan. Nuk do të zgjedhin mjet. Mbështetja e grupit terrorist që ka marrë nga Serbia në njërën anë duke i trajtuar si heronj, në anën tjetër duke intensifikuar aktivitetet e ushtrisë pranë kufirit me Kosovën vetëm sa i inkurajuar ata. Deshën ta ndryshojnë realitetin në terren përmes organizimeve paramilitare, nuk ia arritën. Provuan ta keqpërdorën Manastirin e Banjskës, nuk ia arritën. Tani formacionet kriminale të sponsorizuara nga fqinji ynë verior në skenarin e tyre destabilizues, ka shumë të ngjarë që dallimet etnike t’i keqpërdorin për synime politike. Javën që lamë pas u shënua 23-vjetori i rrëzimit të Millosheviqit, 23 vjet pas asnjëherë më parë nuk i ka ngjarë më së shumti Serbisë së Millosheviqit ky pushtet në Serbi, në botëkuptime, në metoda, në sjellje e në veprime”, ka thënë Kurti.

Lirimi i Milan Radoiçiçit në më pak se 24 orë, sipas Kurtit, është dëshmi dhe sinjal i potencialit për rigrupim dhe hakmarrje, “sepse më 24 shtator Beogradi zyrtar e militar dështoi”.

 

albin kurti sulmi nË banjskË kosova

Lini një Përgjigje