Kosova30 Maj 2023, 22:09

Lista Serbe thirrje qytetarëve: Mos rrezikoni sigurinë e ushtarëve të KFOR-it

Shkruar nga Pamfleti

Lista Serbe thirrje qytetarëve: Mos rrezikoni sigurinë e

Lista Serbe u ka bërë thirrje qytetarëve që të mos rrezikojnë sigurinë e ushtarëve të KFOR-it.

Kjo thirrje vjen pas dhunës së ushtruar nga persona të shumtë kundër forcave të KFOR-it në komunat e veriut të Kosovës, sidomos në Zveçan.

Në një deklaratë për mediat, Lista Serbe thotë se kushdo që sulmon ushtarët e KFOR-it po punon kundër interesave të popullit serb.

“Lista Serbe u bën thirrje qytetarëve që të mos rrezikojnë sigurinë e ushtarëve të KFOR-it, sepse kushdo që e bën këtë punon kundër interesave të popullit serb”, ka thënë Lista Serbe.

Më tej, në deklaratë shkruhet se pasi kanë mësuar nga mediat se sonte është hedhur një mjet shpërthyes ndaj ushtarëve të KFOR-it në afërsi të ndërtesës së Komunës së Zveçanit, përfaqësuesit e Listës Serbe janë nisur menjëherë në vendngjarje dhe në një bisedë me përfaqësuesit e KFOR-it në terren kanë marrë vesh se “me shumë mundësi ishte një fishekzjarr”.

Kujtojmë se mbrëmjen e sotme, mediat kosovare raportuan se në orët e mbrëmjes është dëgjuar një shpërthim në Zveçan. Sipas raportimit, një mjet shpërthyes është hedhur në drejtim të trupave të KFOR-it, të cilët janë duke qëndruar në Zveçan.

lista serbe sigurine ushtare kfor