TAGS-AT E JAVËS

Kosova 6 Korrik 2023, 19:06

“Me Kurtin do takohen së shpejti”, Konjufca pas takimit me Ramën: Diskutuam për situatën në të cilën ndodhet Kosova!

Shkruar nga Pamfleti

“Me Kurtin do takohen së shpejti”, Konjufca pas takimit me

Në përfundim të takimit me kryeministrin Edi Rama, kryetari i parlamenti të Kosovës Glauk Konjufca ka folur para mediave lidhur mbi atë që është diskutuar në takim.

Ai tha se në takim u diskutua situata në të cilën ndodhet Kosova dhe presionet që po i ushtrojnë ndërkombëtarët. Konjufca shtoi se nuk kanë asnjë problem me Ramën, teksa la të hapur mundësin e një takimi Kurti-Rama së shpejti.

"Rama i shqetësuar nga presioni ndërkombëtar për Kosovën. Ai e ka presionin me sa duket më shumë se ne. Ne s’kemi probleme me Shqipërinë, duket sikur problemi ka ardhur nga andej jo nga ne", tha Konjufca teksa shtoi se ata do të takohen së shpejti edhe pse jo sonte.

I pyetur lidhur me refuzimin e Kurtit, Konjfuca tha se vendimi i kreut të qeverisë së Kosovës për takimin me Ramën duhet respektuar pasi ka qenë mbledhja e dy qeverive ajo çka dëmtoi marrëdhënien mes dy vendeve.

“Kur ne jemi në të drejtën tonë dhe kur nuk na kupton as Shqipëria. Me këtë Kosova vetëm mund të dëmtohet. Rama ka ndarë elementët e asociacionit por ai pretendon se është në përputhje me Kushtetutën e Kosovës. Për mua më është dukur se aty ka një autonomi të serbëve në veri", tha ai.

Ndërsa pyetjes nëse ishte konsultuat me Kurtin para takimit me Ramën, Konjufca u përgjigj duke thënë  se asgjë nuk ndodh pa konsultim.

Refuzimi i Kurtit, ka qenë ide e tij dhe duhet respektuar. Marrëveshjet janë nënshkruar dhe ishte dëm i madh që nuk u bë në mbledhjen e qeverive. Ramën e pritën krerët më të lartë shtetërore, nëse do të ishim kundër tij  nuk do e takonim. Kërkuam që ta ketë sensin tonë të situatës, Kosovës do e ndihmonte që të kishte përputhshmëri në relacion me çfarë përjetojmë ne nga Serbia. Nëse ne pajtohemi me idenë sesi është qasja e Serbisë ndaj nesh, nëse kemi dallime ne nuk i jemi duke i shërbyer qytetarëve të vendit tonë”, përfundoi Konjufca.

konjufca takimi ramën

Lini një Përgjigje