Kosova 2 Mars 2024, 21:42

Ministri i Jashtëm i Kosovës replikon me ministrin serb: Të ruajmë qetësinë strategjike

Shkruar nga Pamfleti

Ministri i Jashtëm i Kosovës replikon me ministrin serb: Të

Ministri i Punëve të Jashtme, Bujar Osmani, ka replikuar me ministrin serb, Ivica Daçiç gjatë zhvillimit të Forumit Diplomatik të Antalias, ku kanë qenë pjesëmarrës në panelin me titull “Sfidat dhe mundësitë në Ballkan”.

Osmani theksoi rëndësinë për mbështetjen e Ukrainës dhe rrjedhimisht ruajtjen e qartësisë strategjike në Ballkanin Perëndimor.

“Të replikoj, shkurt. Nuk e di pse ministri Daçiç mendon se duhet t’i përgjigjet pretendimeve të mia se Rusia ka ambicie imperialiste dhe Ukraina është vetëm fillimi. Është thelbësore që ne të vazhdojmë të mbështesim Ukrainën për të fituar këtë luftë të drejtë, por edhe për të ruajtur qartësinë tonë strategjike në Ballkan, veçanërisht në Maqedoninë e Veriut si një vend multietnik, tash kur i kemi zgjedhjet. Pra, të dyja këto dy momente janë thelbësore për ruajtjen e qartësisë strategjike në Ballkanin Perëndimor: duke mbështetur Ukrainën për të fituar këtë luftë të drejtë. Sepse, siç thashë, Ukraina është vetëm stacioni i parë dhe Ballkani Perëndimor do të jetë stacioni i radhës. Pastaj, për integritetin territorial, nuk është imja të komentoj, por mendoj se është e rëndësishme të shikohen vendimet përkatëse të gjykatës ndërkombëtare të drejtësisë, për integritetin territorial”, tha Osmani.

bujar osmani kosove serbi