TAGS-AT E JAVËS

Kosova 3 Tetor 2023, 14:34

Ministri serb presion Kosovës: Situata në veri është alarmante

Shkruar nga Pamfleti
Ministri serb presion Kosovës: Situata në veri është
Nemanja Staroviç

Sekretari shtetëror në Ministrinë e Mbrojtjes së Serbisë, Nemanja Staroviç, ka vlerësuar sot se gjendja në veri të Kosovës është bërë alarmante dhe se për shkak të mbylljes së vendkalimeve administrative mungojnë gjërat elementare, përfshirë barnat.

“Për 10 ditë të plota veriu i Kosovës është shkëputur tërësisht nga vetë Serbia, askush nuk lejohet të kalojë vijën administrative, mungojnë mjetet elementare, përfshirë mjetet mjekësore – barna, oksigjen, vaksina për foshnjat etj. ”, ka thënë Staroviç në një postim që ka bërë në rrjetet sociale.

Sipas tij, sundimi i papenguar i policisë së militarizuar të Kosovës në gjithë rajonin vazhdon.

Ndërkohë Kosova kërkoi nga komuniteti ndërkombëtar ndëshkimin e Serbisë, duke e konsideruar përgjegjëse për sulmin e armatosur në Banjskë.

Kryeministri Albin Kurti, në një event në Prishtinë për arritjet e Procesit të Berlinit, akuzoi Beogradin për politika hegjemoniste duke nënvizuar se përmes agresionit të 24 shtatorit synonte aneksimin e Veriut të Kosovës.
“Ndëshkimi për sulmuesit nënkupton ndëshkimin e Serbisë, e cila e mbështeti financiarisht, ushtarakisht, logjistikisht, politikisht, publikisht, zyrtarisht, atë që ndodhi në Banjskë të Zveçanit, por në të njëjtën kohë edhe ekstradimi, dorëzimi i të gjithë atyre, të cilët janë duke u përndjekur, sepse ikën nga vendi i krimit dhe nga shteti ynë”, tha Kurti.

ministri serb presion kosovës situata në veri është alarmante

Lini një Përgjigje