TAGS-AT E JAVËS

Kosova19 Tetor 2025, 08:17

Nga vrasjet te rrezikimi i personelit të OKB, Prokuroria Speciale operacion në Zubin Potok dhe Zveçan

Shkruar nga Pamfleti

Nga vrasjet te rrezikimi i personelit të OKB, Prokuroria Speciale operacion

Prokuroria Speciale e Kosovës, ka njoftuar se është duke zhvilluar një operacion policor në Komunën e Zubin Potokut dhe të Zveçanit.

Në njoftim theksohet se hetuesit policorë janë duke e zbatuar një urdhër të Gjykatës, për të kryer kontrolle në 9 lokacione, nën dyshimin për kryerjen e disa veprave penale.

Bëhet e ditur se veprat penale për të cilat dyshohet janë: Rrezikimin e personelit të Kombeve të Bashkuara ose personelit në marrëdhënie me to; vrasje të rënda; dhe sulm ndaj personit zyrtar gjatë kryerjes së detyrës zyrtare.

Njoftimi

Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës është duke zhvilluar një operacion policor në Komunën e Zubin Potokut dhe të Zveçanit.

Hetuesit policorë nga Drejtoria për Hetimin e Krimit të Organizuar dhe Krimeve të Rënda, janë duke e zbatuar një urdhër të Gjykatës, me kërkesë të Prokurorisë Speciale, për të kryer bastisje në nëntë ( 9 ) lokacione, nën dyshimin për kryerjen e veprave penale:

– Rrezikimin e personelit të Kombeve të Bashkuara ose personelit në marrëdhënie me to;

– Vrasje të Rëndë;

– Sulm ndaj personit zyrtar gjatë kryerjes së detyrës zyrtare.

Operacioni po mbështetet edhe nga njësi të tjera relevante të Policisë së Kosovës.

Prokuroria Speciale bashkë me Policinë e Kosovës është duke ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme hetimore, në përputhje me Kodin e Procedurës Penale. Publiku do të njoftohet me detaje, pas përfundimit të operacionit.

Lini një Përgjigje