
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka deklaruar se protestat nuk janë vullneti i popullit serb, por kërcënime dhe presione të vazhduara nga Beogradi.
Gjatë fjalës së tij në Kuvendin e Kosovës, Kurti u shpreh se edhe pse Beogradi shitet sikur është duke mbrojtur minoritetin serb, në fakt ata vetëm e kontrollojnë atë dhe e përdorin.
“Ai nuk është vullneti i tyre. Ata nuk protestojnë si lëvizje nga poshtë lart, ajo është qartësisht lëvizje nga lart. Nuk i mbyll dot sytë kur fashistët na cenojnë kushtetuan. Ne duhet t’i ndihmojmë serbët.”, tha Kurti.
Kryeministri Kurti tha gjithashtu se Kosova do që të ndihmojë evropianizimin dhe demokratizimin e Serbisë por nuk do të paguajë asnjë çmim. Serbia nuk mund të kompensojë ato që humbi nga e shkuara në kurriz të Kosovës. Ky territor.
“Kosova nuk mund të dëmshpërblejë Serbinë për humbjen e luftës së Kosovës. Unë se kompensoj dot Beogradin pse regjimi i Millosheviçit humbi. Ky territor ka qenë i shtypur prej tyre, jo i tyre. Ne duam ta ndihmojmë evropianizimin e demokratizmin e Serbisë por nuk paguajmë çmim për këtë. Unë jam kryeministër i të gjithëve, prandaj le ta ndihmojmë veriun dhe serbët e Veriut të shpëtojnë nga ideologjia e 1 partie, 1 pushteti dhe 1 kishe që ka në mendje Serbia.”, u shpreh Kurti.
Lini një Përgjigje