
Një shpërthim është dëgjuar në orët e vona në qytetin e Zveçanit, në veri të Kosovës.
Sipas RTK, serbët janë duke provokuar forcat e KFOR. Ndonëse protestat kanë mbarur, ushtarët mbajnë të rrethuar godinë e komunës, por ka provokime nga serbët.
Sipas gazetarëve të RTK, serbët kanë hedhur mjete shpërthyese në drejtim të ushtarëve. Ata kanë thënë se provokimet kanë vijuar gjatë gjithë natës.