TAGS-AT E JAVËS

Kosova 5 Gusht 2023, 13:37

Sherri me 20 të plagosur në Prishtinë, kush është "italiani" i përfshirë në krim

Shkruar nga Pamfleti

Sherri me 20 të plagosur në Prishtinë,  kush është

“Italiani” është i njohur për përfshirjen e tij në konfliktet e lokaleve të Prishtinës, që për pasojë lanë të vdekur dhe të plagosur. Rasti i fundit ka ndodhur mbrëmë në “Bon Vivant”, ndërsa më 2019 kishte ndodhur një tjetër përplasje e armatosur në “Duplex”.

Andi Pajaziti, i njohur me nofkën “Italiani”, ka mbetur mbrëmë i plagosur në sherrin me armë që ndodhi në kafen “Bon Vivant”.

Sipas mediave, dyshohet të jetë i përfshirë në rastin ku një person mbeti i vdekur dhe 21 persona të tjerë u plagosën nga gjuajtjet me armë dhe gotat e qelqit.

Rastin e ka konfirmuar edhe policia, duke zbuluar se pesë persona dyshohet të kenë gisht në ngjarjen tragjike që ndodhi mbrëmë në mes të kryeqytetit.

Por, ky nuk është rasti i vetëm në të cilin “Italiani” ishte i përfshirë. Ai mbahet mend edhe për rastin që ndodhi në vitin 2019, në klubin e natës, “Duplex”.

Atë kohë nga shtënat me armë zjarri pranë hyrjes së “Duplex”-it, mbetën të plagosur katër persona. Plumbat dyshohet se kishin ardhur nga Astrit Mehmeti, i njohur me nofkën “Llepota” dhe dy shoqëruesit e tij, Kushtrim Krasniqi dhe Andi Pajaziti.

Ky i fundit atë kohë nuk kishte arritur të kapej në vend nga policia dhe nga arratia foli për motivet që sipas tij çuan deri te plagosja e katër personave.

“Ata nuk na kanë lejuar të hyjmë brenda. Ka qenë veprim i keq ai i joni, por ata kanë gabuar sepse ne nuk kemi shkuar që të luftojmë atje. Si krejt bota që do me hy brenda, edhe ne kemi dashtë, por nuk na kanë lejuar, andaj ka ndodhur ky keqkuptim. Nuk ka pasë të bëjë as me femra e me asgjë tjetër, vetëm kanë thënë që neve nuk na lënë të hyjmë brenda”, u shpreh ai asokohe.

Pajaziti tha se do të dorëzohej në Policinë e Kosovës.

“S’jemi në arrati se s’kemi bërë asgjë na, shkojmë paraqitemi, kismet nesër”, u shpreh Pajaziti më 11 nëntor të vitit 2019, vetëm dy ditë pasi kishte ndodhur ngjarja.

Por, “Italiani”, nuk u dorëzua në polici ashtu siç kishte deklaruar. Ai u kap vetëm pak ditë më pas nga policia. Arrestimi i tij ndodhi më 26 nëntor, tek vendi i njohur si “Breu i Diellit”. Më vonë ai u lirua nga policia.

italiani kosove sherr andi pajaziti

Lini një Përgjigje