Kosova31 Maj 2023, 10:59

Situata në veri të Kosovës, BE: Nuk përcaktojmë kush është fajtori, të dy palët do të humbasin njësoj!

Shkruar nga Pamfleti
Situata në veri të Kosovës, BE: Nuk përcaktojmë kush
Miroslav Lajçak, Albin Kurti dhe Aleksandër Vuçiç

I dërguari special i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak u shpreh qartë se nuk është detyrë e Bashkimit Europian për të vendosur se cili është fajtor në këtë situatë të krijuar.

Lajçak tha se të dy shtetet do të humbin nëse nuk ka kthim në normalitet dhe nëse do të vazhdohet me këtë situatë.

Ai shtoi më tej se është koha për të ulur tensionet dhe se marrëveshjet e nënshkruara  në shkurt dhe mars duhet të veprojnë si udhërrëfyes.

Tani të gjithë mendojnë se për atë që ndodhi është faji i tjetrit. Detyra jonë nuk është të vendosim se kush ka të drejtë apo kush e filloi, por t’i bëjmë Beogradit dhe Prishtinës të kuptojnë se janë përballë një ‘situatë humbje’. Nëse nuk ka kthim në normalitet, të dy duhet të humbasin. Nuk mund të lejojmë që njerëz të vriten ose të plagosen, tani është koha për të ulur tensionet. Marrëveshjet që nënshkruam në shkurt dhe mars duhet të veprojnë si udhërrëfyes”, shtoi ai.

Mëngjesin e kësaj të mërkure, situata duket e qetë në veri të protestuesve ndonëse janë mbledhur sërish për të protestuar për kryetarët shqiptarë në komunat me shumicë serbe. 

Në Zveçan kanë shpalosur një flamur gjigant të Serbisë mbi 200 metra të gjatë ndërsa vunë edhe këngë nacionaliste serbe.

miroslav lajçak albin kurti vucic