TAGS-AT E JAVËS

Kosova18 Tetor 2023, 14:40

S'ka liri për Hashim Thaçin dhe Kadri Veselin, Gjykata e Hagës shtyn paraburgimin

Shkruar nga Pamfleti
S'ka liri për Hashim Thaçin dhe Kadri
Hashim Thaçi dhe Kadri Veseli

Gjykata speciale në Hagë ka lënë në fuqi masën për zgjatjen e qëndrimit në paraburgim të ish-presidentit Hashim Thaçi dhe ish-kryetarit të Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli. 

Sipas këtyre vendimeve, më 25 shtator 2023, Zyra e Prokurorit të Specializuar kishte dërguar parashtresat e saj për rishikimin e masës së paraburgimit për Thaçin dhe Veselin.

Në arsyetimin e Gjykatës, thuhet se është i pamjaftueshëm justifikimi se Veseli dhe Thaçi mund të arratisen nga drejtësia, megjithatë raportohet se paneli është i bindur se ekziston rreziku se ata mund të pengojnë mbarëvajtjen e procesit gjyqësor dhe të kryejnë krime të mëtejshme kundër atyre që perceptohen si kundërshtarë të UÇK-së, duke përfshirë dëshmitarët që kanë dëshmuar apo atyre që mund të ofrojnë prova në këtë rast.

S'ka liri për Hashim Thaçin dhe KadriS'ka liri për Hashim Thaçin dhe KadriS'ka liri për Hashim Thaçin dhe Kadri

Lini një Përgjigje