Kosova24 Shtator 2023, 16:49

Të shtënat në Veri, agresorët plagosin një polic; arrestohen 4 serbë

Shkruar nga Pamfleti

Të shtënat në Veri, agresorët plagosin një polic;

Në veri të Kosovës situata vazhdon të jetë e tensionuar.

Pak minuta më parë është plagosur edhe një tjetër pjesëtar i policisë.  Forcat policore kanë rrethuar agresorët brenda një manastirit dhe flitet për 7 persona të vrarë në radhët e tyre. Por bëhet me dije se nga të shtënat ka mbetur i plagosur një polic.

Përmes një komunikate për media, Policia ka thënë se ka arrestuar edhe katër persona tjerë të dyshuar, të cilat janë hasur nën posedim të radiolidhjeve, si dhe identifikimin e një sasie të konsiderueshme të armëve, municionit dhe pajisjeve të ndryshme.

Në orët e para të së dielës, si pasojë e sulmeve ndaj Policisë së Kosovës, është vrarë një zyrtar i këtij institucioni dhe dy të tjerë janë plagosur.