
Publikohet fotoja e një prej agresorëve të vrarë në Veri të Kosovës. Që prej mëngjesit të sotëm policia po lufton me një grup të armatosur, që është strehuar brenda një manastiri.
Bëhet fjalë për rreth 30 persona që pasi sulmuan policinë dhe vranë një efektiv, u strehuan në manastirin e Banjskës. Deri më tani thuhet se janë vrarë 7 persona, teksa është publikuar dhe fotoja e njërit prej tyre. Ai shihet me uniformë dhe i armatosur. Vetë policia ka konfirmuar 3 viktima.
Paraprakisht mendohet se grupi i kriminelëve serbë përbëhet nga njësia speciale ‘Kobra’ dhe ‘Brigada 72. Ende nuk ka një konfirmim nga policia e Kosovës për këto të dhëna të fundit.
Kujtojmë se si pasojë e sulmeve, një zyrtar policor është vrarë dhe dy tjerë janë plagosur në mëngjesin e së dielës.
Përmes një komunikate për media, Policia ka thënë se situata atje vazhdon të jetë e tensionuar, dhe grupet, që ky institucion i ka konsideruar si kriminale, janë duke i sulmuar njësitet policore në teren.