Kosova24 Shtator 2023, 16:22

Tensionet në Veri, shkon në 7 numri i terroristëve të vrarë në Manastirin e Banjskës

Shkruar nga Pamfleti

Tensionet në Veri, shkon në 7 numri i terroristëve të

Shtatë terroristë serbë janë vrarë deri më tani në Manastirin e Banjskës, ndërsa shumë pajisje ushtarake janë gjetur nga Policia e Kosovës.

Mësohet se Policia ka marrë një nga objektet brenda Manastirit.

Në orët e para të mëngjesit të sotëm, mbeti i vrarë një polic i Kosovës Afrim Bunjaku, ndërsa një polic tjetër Alban Rashiti, u plagos.

Policia e Kosovës njoftoi se sulmi ndodhi rreth orës 02:34 në veri të Mitrovicës, ku njësia për ndërhyrje të shpejtë e policisë kufitare ka vënë re se në hyrje të fshatit Bajnskë, në urë janë vendosur dy mjetet të rënda kamion, pa targa.

Efektivët u nisën në drejtim të vendngjarjes dhe sapo kanë mbërritur në afërsi të vendndodhjes është raportuar bllokada, kanë hasur në rezistencë dhe janë gjuajtur me arsenal armësh të zjarrit, përfshirë këtu edhe me granata dore. Plumbat arritën të kapin 3 policët.

Në vetëmbrojtje, ata i janë përgjigjur sulmit dhe kanë arritur që ta zmbrapsin sulmin fillestar për të krijuar kushte për dhënien e ndihmës dhe tërheqjen e kolegëve të qëlluar me armë zjarri.

Zyrtarët policorë të plagosur janë larguar nga vendngjarja dhe janë transportuar në Spitalin Rajonal në Mitrovicë Jugu, ku nga mjeku kujdestar është konstatuar vdekja e njërit nga zyrtarët policor të plagosur rëndë, ndërsa dy zyrtarë të tjerë, njëri i plagosur dhe tjetri i lënduar, sipas mjekëve janë jashtë rrezikut për jetën.

tensione ne kuvend veri kosove te vrare