
Policia e Kosovës ka zbuluar dhe sekuestruar 20 pako me heroinë, në një automjet me targa kroate, në Merdarë.
Në pranga ka rënë drejtuesi i mjetit, me shtetësi kroate dhe kosovare.
Mediat kosovare bëjnë me dije se pesha totale e pakove shkonte në 10 kilogramë dhe thuhet se vlen rreth 200 mijë euro.
Po ashtu, bëhet me dije se shoferi i automjetit në të cilin u gjet lënda narkotike është ndaluar, ndërsa në derën e makinës janë gjetur dhe 2500 euro cash.
“Te një automjet me targa kroate, i llojit Renault Megane, të drejtuar nga personi tanimë i dyshuar A.L., i vitit të lindjes 1959 – shqiptar, shtetas kosovar dhe kroat, i cili ishte në dalje nga territori i Kosovës, hetuesit kanë hasur në indikacione të dyshuara dhe kanë ndërmarrë kontroll të detajuar, duke u mbështetur nga njësitet e flotës policore dhe kanë arritur që në pjesën me bagazh të kamufluar në gomën rezervë të automjetit të gjejnë 20 paketime të substancës së dyshuar narkotike të llojit heroinë. Ndërsa në derën e bagazhit, gjatë kontrollit, në pjesë të brendshme, në cilësi të provës materiale, po ashtu janë gjetur të fshehura 2,500 euro dhe një telefon celular”, tha drejtori i Antidrogës, Reshat Murseli.
Kjo substancë sipas policisë, nga Kosova kishte destinacion vendet e BE-së.
Lini një Përgjigje