TAGS-AT E JAVËS

Kosova17 Qershor 2026, 08:25

Votat e diasporës rrisin epërsinë e Vetëvendosjes në Kuvend, LVV fiton mandatin e 53-të, LDK humb një ulëse

Shkruar nga Pamfleti
Votat e diasporës rrisin epërsinë e Vetëvendosjes në
Foto Ilustrim

Lëvizja Vetëvendosje ka fituar një mandat shtesë pas përfundimit të numërimit të votave të diasporës, duke e rritur përfaqësimin e saj në Kuvendin e Kosovës në 53 deputetë. Ndërkohë, Lidhja Demokratike e Kosovës ka humbur një ulëse dhe tashmë do të përfaqësohet me 18 deputetë.

Partia Demokratike e Kosovës ka ruajtur rezultatin me 22 mandate, ndërsa Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës do të ketë 7 deputetë në legjislaturën e re.

Shpërndarja e mandateve është bërë sipas formulës D’Hondt. Pas zgjedhjeve të 7 qershorit, institucionet e reja duhet të kalojnë në procesin e konstituimit të Kuvendit, zgjedhjes së presidentit dhe formimit të Qeverisë.

Për krijimin e shumicës parlamentare dhe votimin e Qeverisë nevojiten të paktën 61 vota në Kuvend, ndërsa për zgjedhjen e presidentit kërkohet pjesëmarrja e së paku 80 deputetëve në dy raundet e para të votimit. 

 

zgjedhjet ne kosove votat e diaspores

Lini një Përgjigje